“Unë marr frymë vetëm për fitore dhe trofe”, ylli gjerman i pangopur

schedule19:39 - 3 Shkurt, 2021

schedule 19:39 - 3 Shkurt, 2021

I fiksuar pas golave, asisteve dhe sidomos fitoreve. Thomas Muller nuk ngopet kurrë dhe dëshiron të vijojë të fitojë trofe me Bayern Munchen.

Sulmuesi i kampionëve të Gjermanisë dhe Evropës, në një rrëfim për Kicker, flet hapur rreth objektivave dhe ambicieve të tij.

Unë kam qenë i uritur për sukses gjatë gjithë jetës sime. Unë marr frymë për të fituar ndeshje dhe trofe. Jam gati të punoj fort çdo ditë për një gjë të tillë.

Nuk dua të ndalem së fituari, por nuk duhet të harrojmë një gjë: në futboll nuk ia del kurrë të fitosh i vetëm, ke nevojë për ndihmën e gjithë skuadrës“, deklaron Muller.

31-vjeçari është kthyer në formën e ditëve më të mira prej momentit që në stolin bavarez u ul Hansi Flick. Muller numëron 13 gola këtë sezon në të gjitha kompeticionet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!