Presidenti Ilir Meta po bën deklarata të forta ditët e fundit gjatë debateve për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Meta ka përmendur vazhdimisht se do të lutojë deri në fund për të mbrojtur Kushtetutën, ndërsa sot ka hedhur edhe një foto teksa nderon njërin prej ushtarave të Gardës së Republikës që shërbejnë tek Presidenca.
Mësohet se Presidenti Meta i tha atij se “ti do të jesh i ushtari i dytë dhe unë i pari në mbrojtje të Republikës”.
Meta e bëri këtë veprim para se të dilte të fliste për gazetarët, ndërkohë që bëri thirrje për Referendum ndaj qeverisë, por edhe ndërkombëtarëve. /abcnews.al