“Unë e binda Xhakën të mos largohet, do të na japë një ndihmë të madhe”

schedule18:19 - 10 Janar, 2020

schedule 18:19 - 10 Janar, 2020

Milan dhe Hertha Berlin e kërkuan Granit Xhakën, madje u përfol për një akord me klubin gjerman, por mesfushori vijon të jetë pjesë e Arsenal. Ish-kapiteni ka lënë pas krahëve problemet e krijuara me tifozët dhe ulja e Mikel Artetës në stol e ka “ringjallur”.

Trajneri spanjoll i “Topçinjve” po e aktivizon në formacion Xhakën dhe ndalet te situata e mesfushorit, teksa tregon se ishte ai që tentoi dhe e bindi të vijonte karrierën në ekipin londinez.

Insistova për të bindur Xhakën që të qëndrojë me ne. Doja që ta kishte të qartë mendimin që kisha për të. Isha gati ta mbështesja, sepse e di që mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne“, thekson trajneri i Arsenal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!