“Unë dhe lojtarët s’jemi pyetur, jam kundër Superligës”, Klopp konfirmon qëndrimin

schedule20:58 - 19 Prill, 2021

schedule 20:58 - 19 Prill, 2021

Superliga Europiane has në kundërshti edhe të pjesëtarëve të klubeve themeluese. Një prej tyre ishte Bruno Fernandes i United, ndërkohë që edhe Jurgen Klopp, trajneri i një tjetër klubi organizator, Liverpool, ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin kundër të tij.

“Unë dhe lojtarët nuk na është marrë mendimi për këtë krijimin e Superligës. Mendimi im nuk ka ndryshuar dhe unë personalisht jam kundër këtij kompeticioni. Dua që gjithmonë të jemi pjesë e Champions League dhe më pëlqen fakti që, për shembull, Ëest Ham ka gjasa të luajë në Champions.

Duhet të theksojmë që tifozët dhe lojtarët janë pjesa më e rëndësishme e futbollit dhe nuk duhet të lejojmë që kjo të ndryshojë. E kuptoj acarimin e tifozëve në lidhje me këtë dhe nuk e kuptoj vendimin e 12 klubeve, por duket se është për të fituar më shumë para”, u shpreh Klopp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!