Unaza e Re/ Basha: Rama të tërhiqet urgjentisht nga ky projekt

schedule18:15 - 25 Nëntor, 2018

schedule 18:15 - 25 Nëntor, 2018

Të hënën pritet të publikohen fakte të reja theksoi kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë protestës së organizuar të dielën në zonë e Unazës së Re. Në fjalën e tij Basha i kërkoi Avokatit të Popullit të hetojë shoqërimin e minorenëve nga policia, ku në disa prej tyre është ushtruar dhunë.

Më tej kreu i demokratëve u ndal te ndërtimi i Unzës së Re, ku sipas tij ajo është një aferë e pastër korruptive dhe si e tillë nuk mund të vazhdojë asnjë centimentër. “Do të shikoni që kjo është një megavjedhje dhe nuk ka asnjë konsultim publik. Në vjedhje është përfshirë vetë Edi Rama, i cili po përdor policinë kundër qytetarëve të zonës së Unazës së Re. Këtu nuk ka institucione, nuk ka gjykata dhe Prokurori. Për të vjedhur 40 milionë euro, qeveria kërkon të shembë shtëpitë e qytetarëve” u shpreh Lulzim Basha.

Lulzim Basha, kryetar i PD: “Me faktet që kanë ardhur në vëmendjen tonë, një pjesë prej të cilave do ti bëjmë publike nesër, është e qartë që ky projekt korruptiv nuk mund të vazhdojë asnjë centimetër. Prandaj përsëris atë që i thashë edhe dje qutetarëve përmes konferencës për shtyp. Edi Rama duhet të tërhiqet urgjentisht nga ky projekt megavjedhje dhe të japë përgjegjësi për dëmin material, moral dhe shpirtëror që u ka shkatktuar këtyre familjeve prej më shumë se 3 javë. Nuk ka prokurori, se po të kishte prokurori, ky djalë që u rrah, ata që e kishin rrahur do të kishin frikë nga prokurori. Po të kishte prokurori do të kishte nisur hetimi se çfarë është ky projekt, si është tenderuar, si është e mundur që u kap vlera 20 milionë euro kur në anë tjetër vlera për të njëjtin projekt për kilometër, e ndërtuar nga e njëjta kompani është 8.5 milionë euro. Me të njëjta parametra, si ka mundësi? Vetëm se atje nuk ekzistonte rruga, ndërsa këtu rruga ekziston. Si ka mundësi atje 8.6 euro për kilometër dhe këtu 20 milionë euro për kilometër?!. Si ka mundësi që futen 2 kompani për çdo lot dhe kompania e dytë gjithmonë tërhiqet pa dhënë çmim dhe e para jep çmim të plotë. Sepse kjo është një Pazar, një aferë, një vjedhje e projektuar nga Edi Rama dhe nga Damian Gjiknuri. Po të kishim një prokurore sot dhe jo një kamikaze politike të Edi Ramës do të kishtë njoftuar jo sot, as dje, por 3 javë përpara kur nisën protestat këtu hapjen e hetimeve kryesisht”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!