Unai Simon: Japonia është një ekip punëtor, por shumë pak skuadra krahasohen me ne

schedule20:20 - 30 Nëntor, 2022

schedule 20:20 - 30 Nëntor, 2022

Në një konferencë për shtyp, përpara ndeshjes së nesërme me Japoninë, portieri i parë i Spanjës, Unai Simon tha se Japonia është një ekip punëtor, po shumë pak skuadra në Botë mund të krahason me Spanjën.

“Pak skuadra në botë mund të krahasohen me ne për sa i përket lojës. Japonia është një ekip shumë punëtor që ripozicionohet shumë shpejt në fushë kur është e nevojshme”,- tha Simon.

Më tej gjatë konferencës, portieri i “furia roja”-s tregoi se trajneri Luis Enrique i kërkon, të “luaj” më shumë topin me këmbë.

“Jam i vetëdijshëm që mund të konsiderohet një situatë e rrezikshme për një portier, veçanërisht me sulmuesin nën presion nga disa metra larg, por ndihem i qetë. Jam një lojtar i ri, mund të mësoj dhe të rritem, më duhet të kaloj kufijtë e mi. Nuk e di nëse ky është momenti më i mirë i karrierës sime, por ajo që mund të them është se kam shumë besim te vetja”,- u shpreh Simon. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!