Barcelona është një klub plot me probleme dhe një mes të shumtëve ishte edhe e ardhmja e Samuel Umtiti, mbrojtësit, i cili në vitet e fundit ka qëndruar më shumë në infermieri se në fushë.
Barcelona i kërkoi të prishë kontratën me klubin, por në fund ai refuzoi dhe blerës nuk ka. Klubi është detyruar tashmë të marrë një vendim dhe nga Spanja mësohet se është vendosur që Umtiti të qëndrojë.
Atij nuk do i ushtrohet presion për t’u larguar, por do mbahet për të negociuar ulje page, duke parë edhe formën e tij të mirë në këtë nisje të sezonit. Nga ana tjetër gjendja e vështirë është për Ilaix Moriba.
Mesfushori nuk e pranon rinovimin me Barcelonën dhe klubi e ka lënë jashtë ekipit, madje edhe jashtë stërvitjes. Mundo Deportivo raporton se Ilaix është në gjendje të vështirë emocionale.
Ai është tërësisht i zhgënjyer me sjelljen e klubit ndaj tij dhe fajëson ata, që e kanë trajtuar këtë çështje në atë mënyrë, që tifozët të mendojnë se ai është lakmitar dhe largohet për para. Kontrata e të riut skadon në verën e ardhshme dhe Barça s’ka ndërmend ta aktivizojë. /abcnews.al