Barcelona dëshiron të shesë Samuel Umtiti. Mbrojtësi qendror ka pasur shpesh probleme dëmtimesh dhe në kampin katalanas janë lodhur.
Ata prej kohësh presin oferta për francezin dhe tanimë po mendojnë edhe për lojtarin që do afrojnë në rast se Umtiti largohet.
Sipas gazetarit Daniele Longo, në shënjestër është Matthias Ginter, titullar te kombëtërja e Gjermanisë në EURO 2020.
Ginter, 191 centimetra i gjatë, prej katër sezonesh luan rregullisht me Borussia M’Gladbah.
27-vjeccari në të shkuarën ka qenë pjesë e Borussia Dortmund dhe Freiburg në Gjermani. /abcnews.al