“Umberto Eco për shqiptarët”, 14 punonjës me Covid, rrezikohet mbyllja e Bibliotekës Kombëtare

schedule15:51 - 20 Janar, 2022

schedule 15:51 - 20 Janar, 2022

Megjithëse Biblioteka Kombëtare shënon një numër të lartë punonjësish të infektuar me Covid, dezinfektimi i ambienteve kryhet çdo javë, me qëllim që dyert e saj të jenë të hapur për studiuesit dhe zhvillimin e aktiviteteve përkujtimore edhe në këto ditë të vështira.

Shefja e bibliografisë Brunilda Spahija e vë theksin tek rëndësia e bibliotekave për Euriditin e mendimit filozofik botërorë

Nuk janë vetëm hajdut dhe prostituta, ky ishte artikulli në shtypin italian, që i propozoi shqiptarët e tjerë europianëve, Umberto Eco.

Ekspozita pasqyron shtypin shqiptarë ndër vite si dhe titujt e veprave të tij të rëndësishme si romani i tij më i njohur “Emri i trëndafilit” “, Numri zero”, “Varreza e Pragës” Historia e bukurisë ” ,të cilët kanë fol shqip nga  përkthyes të njohur.

Ekspozita për Umberto Econ shoqëron studiuesit dhe lexuesit në sallën shkencore dhe është i hapur për publikun e gjerë deri në fund të janarit në shenjë nderimi për gazetarin, shkrimtarin dhe filozofin e shquar italian që u nda nga jeta në vitin 2016. /abcnews.al