Tifozët e Interit kanë nisur përgatitjet për rikthimin e Romelu Lukakut si kundërshtar në “San Siro”. Bomberi belg tradhtoi zikaltrit gjatë merkatos verore, edhe pse se ishte në prioritetin e drejtuesve.
Pavarësisht deklaratave të dashurisë për Interin, Lukaku punoi fshehtas për transferimin te Juventusi. Dëshirë që gjithsesi nuk iu realizua. Dhe në fund përfundoi te Roma e Jose Mourinhos.
Inter-Roma është programuar të luhet në datën 29 tetor në një “San Siro” që nuk do të kursehet aspak kundrejt sulmuesit 30-vjeçar. Dhe për të ndezur atmosferën kanë menduar Curva Nord.
“Një personazh që ka dëshmuar të jetë një njeri i vogël, sepse përpara se të jesh kampion duhet të jesh burrë dhe të dish të respektosh fjalën e dhënë.
Të kemi mbrojtur me gjithë forcat tona dhe na e shpërbleve duke na kthyer shpinën.
Përpara ndeshjes me Romën, Curva Nord do të shpërndajë 50 mijë bilbila për t’u përdorur me një shpejtësi marramendëse në çdo prekje të topit nga kush tradhtoi fanellën tonë.
Le t’u tregojmë të gjithëve si meritojnë të trajtohen ata që e kanë treguar veten të padenjë për të veshur ngjyrat tona”, theksohet në nismën e tifogrupit të madh që mbështet Interin./ h.ll/abcnews.al