Ultimatum për Ousmane Dembele, Barcelona do kontratë 4-vjeçare

schedule12:19 - 8 Prill, 2021

schedule 12:19 - 8 Prill, 2021

Barcelona kërkon të rinovojë me Ousmane Dembele. Trajneri Ronald Koeman e ka thënë hapur që e do francezin në skuadër dhe drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet për të zgjatur kontratën aktuale që është e vlefshme deri në verën e vitit 2022.

Katalanasit, sipas gazetës katalanase “Sport”, kanë gati një marrëveshje të re të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2025. Dembele duhet të kthejë një përgjigje në javët në vazhdim.

Nëse nuk pranon rinovimin, atëherë Barcelona do të dëgjojë ofertat. Sulmuesi francez është blerë verën e vitit 2017 për 105 milion euro dhe katalanasit kurrsesi nuk mund ta humbasin me parametra zero. /abcnews.al