Genoa-Milan do të jetë një ndeshje e veçantë. Pavarësisht rezultatit përfundimtar, një prej trajnerëve do të shkarkohet. Ky është shansi i fundit për Marco Giampaolon për të vazhduar aventurën në stolin kuqezi.
Nëse nuk arrihet fitorja të shtunën, Milani pritet ta shkarkojë dhe t’i besojë stolin dyshes Shevchenko-Tassotti, që aktualisht drejtojnë kombëtaren e Ukrainës.
Kjo është ideja e Maldinit dhe Boban, sigurisht një opsion që ngroh zemrat e tifozëve të “djallit”. Sheva mbetet një idhull në Milanon kuqezi dhe ka kuriozitet të madh për ta parë në stolin e Milanit.
Genoa ishte e para që mendoi t’i ofronte stolin kësaj dysheje në fillim të sezonit, por më pas zgjodhi Andreazzolin. Ky i fundit rrezikon shkarkimin në rast të një humbje nga Milani. Në këtë mënyrë dueli i së shtunës merr trajtat e një finale të parakohshme, sidomos për dy trajnerët. /abcnews.al