Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka propozuar ditën e sotme shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili. Propozimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe në vend të tij është emëruar Admir Abrija.
Kujtojmë se në gusht të këtij viti, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë shkarkimin nga detyra të Ismailit dhe të 3 zyrtarëve të tjerë në lidhje me një tender për ushqimin në burgje dhe për furnizim me ilaçe.
Tenderi me vlerë 1.8 milionë lekë, sipas KLSH, është realizuar në shkelje me ligjin dhe për këtë arsye, i kërkohet prokurorisë hetimi i çështjes ndërsa Ministrisë së Drejtësisë, shkarkimi i 4 zyrtarëve. /abcnews.al/