Ulje e temperaturave dhe ndalim i reshjeve, parashikimi i motit për ditën e sotme

schedule07:15 - 24 Janar, 2023

schedule 07:15 - 24 Janar, 2023

Shqipëria

Sot, pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke bërë që reshjet të izolohen vetëm në zonat e thella malore ku do të ketë dëborë të pakët. Ndërsa zonat e ulëta dhe ato bregdetare paraqiten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Duke qenë se masat e ftohta verilindore do të jenë prezente i ftohti do të ndjehet pothuajse në të gjithë vendin. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të mbizotërohen nga kthjellime dhe vranesira por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshem në mëngjes, por rriten në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtesinë 35 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e kosovës; do të paraqitet në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëbores por sasia e tyre do të jetë e pakët. Problematikë e theksuar mbeten ngricat në akset rrugore si edhe rënia e temperaturave të ajrit. Parashikohet që mesdita dhe pasditja të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që të shfaqen intervale më kthjellime. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë gjatë natës dhe mëngjesin pas-ardhës.

Maqedonia e Veriut 

Republika e MV do te dominohet nga vranësira dhe reshje dëbore ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe Lindore. Parashikohet që reshjet te vijojnë deri vonë pasdite kur pritet përmirësim i kushteve amtosferike duke sjellë ndërpreje të reshjeve dhe intervale të shkurta me kthjellime. Prania e vranësirave të dendura dhe lagështirës të lartë në ajër do të bëjë që i ftohti të ndjehet në të gjithë MV. Temperaturat do të luhaten nga -2°C deri në 7°C.

Rajoni dhe Europa

Reshje të dendura shiu e dëbore, do të vijojnë në gadishullin e ballkanit ku herë pas here priten edhe rrebeshe. Po ashtu si pasojë e një qendre të fuqishme ciklonare në juglindje të Europës do të bëjë që brigjet e Egjeut të përjetojnë shira me intensistet të lartë dhe stuhi te forta ere. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët por i ftohtë të jetë dominant. Temperatura ekstremisht të ulëta do të regjistrohen në vendet e Europës Lindore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!