Ulje drastike në Britaninë e Madhe, regjistrohen 450 viktima nga Covid-19 brenda ditës lia

schedule15:54 - 20 Prill, 2020

schedule 15:54 - 20 Prill, 2020

Kurba e epidemisë, si duket është drejt sheshimit edhe në Britaninë e Madhe.

Brenda 24 orëve si pasojë e koronavirusit në vend e kanë humbur jetën 450 persona. Kështu, numri total i viktimave në vend rritet në 16,510. Numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm pasi të dielën u raportuan 596 viktima ndërsa të shtunën numri i të vdekurve ishte 888.

Të paktën 120,000 persona në Britani janë diagnostikuar zyrtarisht me virusin që prej fillimit të epidemisë në fund të shkurtit, dhe më shumë do të njoftohen më vonë gjatë ditës së sotme.

Lajmi vjen në një kohë kur profesori një profesor në Universitetin e Oxford-it ka sygjeruar se Anglia mund ta ketë arritur pikun përpara se të merreshin masat shtrenguese për të përmbajtur epideminë.

Profesori Carl Heneghan pretendon se të dhënat tregojnë se shkalla e infeksionit është përgjysmuar pasi qeveria nisi një “fushatë” për larjen e duarve dhe u kërkoi njerëzve që të rrinë të paktën 1.5 metra larg njëri-tjetrit më 16 mars, përpara se të nxitonin më vonë në izolimin drastik. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!