Mjeku Pipero: Po qarkullojnë 4 viruse të gripit, nuk është sëmundje e lehtë

schedule08:42 - 7 Janar, 2020

schedule 08:42 - 7 Janar, 2020

Ndryshimet e temperaturave që kanë shoqëruar këto ditë kanë sjellë edhe ndryshime të temperaturës trupore. I ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, prof. Pëllumb Pipero është shprehur se numri i të prekurve nga gripi është i ulët.

“Po të bëjmë krahasimin me një vit më parë kemi më pak raste në bazë të të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik. Nuk kemi ende shifra të  sakta por situata është e qetë, përjashtuar dy ditët e fundit të cilat kanë qenë më të ftohta duke shtuar edhe disi rritjen e personave të prekur nga virozat. Është tjetër gjë viroza është tjetër gjë gripi. Deri më tani kemi 11 mijë raportime me infeksione, pra janë shumë pak raste të konfirmuara me viruse të gripit”, u shpreh Pipero.

Më tej ai thekson se po qarkullojnë 4 viruse të gripit,  dy të grupit A dhe dy të grupit B ndërsa thekson se edhe në Europë paraqitet e njëjta situatë.

“Gripi nuk është një sëmundje e lehtë, ka shumë komplikacione, sjell pasoja për ekonominë e një vendi, shumë njerëz të shtruar në spitale janë kosto e madhe. Rekomandojmë vaksinimin vit për vit, vaksinat qarkulluese të këtij viti i përbam të katër masat për parandalimin e viruseve. Vaksini ka qenë falas dhe është ofruar nga Minisria e Shëndetësisë. Nuk duhet ngatërruar viroza me gripin. Në këtë periudhë që supozohet se është periudha e epidemisë, rekomandooet se nëse kanë shenja si dhimje koke, këputje, anoreksi, të drejtohen te mjeku i familjes”, tha më tej Pipero./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!