Klubet e futbollit po kërkojnë ndihmën e futbollistëve për të kaluar me sa më pak pasoja krizën e madhe që ka krijuar përhapja në masë e koronavirusit. Reagimi ka qenë pozitiv, në Bundesligë ka një dakordësi totale për uljen e rrogave, teksa Juventusi dhe Barcelona e gjetën një zgjidhje.
Lojtarët e bardhezinjve pranuan uljen e 4 pagave dhe i kursyen rreth 90 milion euro klubit. Gjest i bukur edhe nga futbollistët e Barcelonës, të cilët hoqën dorën nga 70% e pagave që nuk kanë marrë akoma për këtë sezon.
Po Real Madrid? Financat janë të shëndosha, por Florentino Perez e ka marrë një masë. Mundo Deportivo raporton se presidenti ka vendosur të merret vetëm me të pasurit e skuadrës, ata që përfitojnë më shumë. Perez ka arritur një akord me Sergio Ramos për uljen e pagave të lojtarëve si Gareth Bale, Eden Hazard dhe vetë kapitenit të Real Madrid. /abcnews.al