Ulja e numrit të rasteve me Covid-19, ekspertët: Masat kufizuese po japin rezultat

schedule11:17 - 25 Gusht, 2020

schedule 11:17 - 25 Gusht, 2020

Pas rritjeve të rasteve në qershor dhe korrik, numri i rasteve të reja ditore të raportuara  në Shtetet e Bashkuara pësoi rënie megjithëse shkalla e infeksionit mbetet një nga më të lartat në botë, raporton The New York Times.

Ajo që vihet re është së të gjitha shtetet që kanë marrë masa të ashpra për mbajtjen nën kontroll të koronavirusit, kanë ndryshuar politikat e rihapjes së vendit  duke mbyllur përsëri baret, palestrat dhe teatrot.

Shumica e shteteve që pësuan rënie në numrin e rasteve ditore, regjistruan në Korrik shpërthimet më të mëdha në të gjithë vendin. Ekspertët thanë se rënia e rasteve të raportuara nuk mund t’i atribuohet testimit të reduktuar. Ata sqaruan që  numri i ulët i shtrimeve në spital dhe numri i rasteve ditore kanë treguar se përhapja e virusit ka filluar të ngadalësohet, shkruan abcnews.al

 

Rritja e rasteve ditore në korrik në shtetin e Florida-s preku më tepër të rinjtë. Mbyllja e bareve në të gjithë vendin pas rihapjes dhe përdorimi i detyrueshëm i maskave ishin ndër politikat kryesore që kanë ndihmuar në rënien e rasteve të reja, sipas mjekes Mary Jo Trepka, kryetare e departamentit të epidemologjisë së Universitetit Ndërkombëtar në Florida.

Arizona gjithashtu pësoi  rënie në numrin e rasteve. Joe Gerald, një profesor i shëndetit publik në Universitetin e Arizonës, deklaroi se përdorimi i maskave, informacioni i detajuar nga mediat mbi koronavirusin  dhe mbyllja e bareve, palestrave  atribuoi në uljen e rasteve.

Pasi New Orleans përjetoi një nga shpërthimet më të rënda të vendit në prill, një rritje e dytë e rasteve në korrik preku edhe pjesë të tjera të Luizianës. Susan Hassig, një epidemiologe në Universitetin Tulane, deklaroi se shkak për rënien e rasteve ishte  mbyllja e  bareve në 13 korrik, shkruan abcnews.al

Karolina e Jugut nga ana tjetër nuk e bëri të detyrueshëm përdorimin e maskave, por masat e tjera të marra nga autoritetet lokale ndihmuan  në mbajtjen nën kontroll të koronavirusit.  Numri i rasteve ditore ra me 50% , sipas Departamentit të  Shëndetit dhe Kontrollit të Mjedisit në Karolinën e Jugut.

Një kurbë e rrafshuar nuk do të thotë që numri i rasteve  ditore do vazhdojë të jetë i ulët. SHBA vazhdon të jetë më e prekura në botë nga koronavirusi, shkruan abcnews.al

Shumë nga shtetet që regjistruan numrin më të ulët të rasteve ditore  vazhdojnë të kenë raste të reja për miliona banorë që janë më të larta se 10 vendet që kanë pasur shpërthime më të mëdha.

Megjithëse shifrat mbeten  ende të larta, ato  janë një shenjë pozitive, sipas ekspertëve. Ata paralajmërojnë se rritja e rasteve mund dhe do të ndodhë përsëri kur shkollat ​​të rihapen dhe  kur të rifillojë sezoni i stuhive.

“Ne  po realizojmë 50 eksperimente laboratorike deri në tani, dhe çdo shtet ka një qasje politikash të ndryshme,” tha Dr. Gerald. “Nëse ne vetëkënaqemi, gjithë situata mund të dalë përsëri jashtë kontrollit. Dhe do të na mbetët më pak siguri për të menaxhuar situatën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!