Administratori i KESH Erald Elezi ka deklaruar në emisionin “Sheshi i Dollarit” se ulja e çmimit të energjisë për familjet erdhi si rezultat i performancës së mirë të KESH dhe OSHEE.
“Barra e uljes së çmimit është mbajtur nga të dyja kompanitë publike. Nëse në rastin e KESH-it vjen si pasojë e situatës së mirë financiare, një viti 2023 shumë të mirë dhe të një viti 2024 mesatar. Në rastin e OSHEE Group, me informacionin që kam vjen për dy faktorë shumë të rëndësishëm, ulja e nivelit të humbjeve, por dhe rritja e nivelit të arkëtimeve. Barra është mbajtur në të dyja kompanitë publike, për të arritur në këtë rezultat dhe në këtë skenar që është miratuar”, tha ai.
Më tej, Elezi theksoi se pjesë e karrikulimeve për çmimin nuk është vetëm e shkuara, patjetër që është edhe e ardhmja.
“Pjesë e karrikulimeve për çmimin nuk është vetëm e shkuara, patjetër që është edhe e ardhmja. Në rastin që flasim KESH ka pritshmëri për një mishel akoma më të lirë energjie. Bashkimi i energjisë që ne prodhojmë vetë dhe atyre të importit, na imponon një çmim më të lirë energjie. Mishela e re që pret në katër deri në pesë vitet e ardhshme është shumë më e lirë”, shtoi ai./abcnews.al