Ulet rreziku nga përmbytjet

schedule14:22 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 14:22 - 4 Dhjetor, 2017

Pas përmbytjeve të shumta, që përfshinë pothuajse të gjithë vendin, moti pritet të përmirësohet ndjeshëm, duke filluar nga pasditja e së hënës. Ndërsa reshjet parashikohet të largohen, vlerat e termometrit do të bien.

Rreziku nga përmbytjet në të gjithë territorin do të ulet ndjeshëm, ndërsa lumenjtë do të kthehen në nivelet normale për stinën.
Instituti Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka arritur në këtë konkluzion pas përllogaritjeve të fundit hidrologjike.
Reshjet e shiut, kryesisht në veri dhe verilindje, ja kanë lënë vendin borës. Ndërkohë, shërbimi “Meteoalb” parashikon që në veri dhe qendër të Shqipërisë moti të përmirësohet që pasditen e së hënës. Në zonat jugore, reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara deri në mbrëmje.

Kthjellimet do të dominojnë territorin shqiptar të martën, ndërkohë që “Meteoalb” thotë se vranësira kalimtare do të jenë të pranishme herë pas here në veri dhe verilindje.
Sipas “Meteoalb”, reshjet e shiut pritet të rikthehen gjatë fundjavës. Ndërsa moti do të jetë kryesisht i kthjellët, deri të enjten temperatuara do të ulen.
Rënia më e ndjeshme parashikohet të jetë të martën dhe të mërkurën duke bërë që temperaturat, sipas “Meteoalb”, të luhaten nga -4°C në mëngjes në zonat malore në 12 – 13°C maksimumi në Jugperëndim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!