Ulet numri i të sëmurëve në spitale, Franca hap baret dhe restorantet më 19 maj

schedule10:36 - 10 Maj, 2021

schedule 10:36 - 10 Maj, 2021

Rreth 20 persona në Francë kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin që u identifikua për herë të parë në Indi , tha Ministri Francez i Shëndetësisë Olivier Veran sot në LCI TV.

Megjithatë, numri i pacientëve në spitale ka filluar të bjerë. Prandaj autoritetet kanë vendosur që më 19 maj të hapen baret dhe restorantet në ambiente të hapura.

“Pamja duket mjaft e mirë dhe ne nuk duhet të relaksohemi, ” tha ministri.

Numri i pacientëve me COVID-19 në spitalet franceze ra dje për herë të parë që nga fundi i marsit nën 5,000 , sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë  ka përshkruar mutacionin indian të koronavirusit si një “variant shqetësues”, duke sugjeruar se ai mund të përmbajë mutacione që mund ta bëjnë virusin më ngjitës, të shkaktojë komplikacione më serioze. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!