Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spanh ka folur për situatën e koronavirusit.
Jens Spanh tha se numrat e të prekurve me koronavirus janë në ulje, por gjithashtu thekson se ende Gjermania nuk është në situatën që mjekët shpresojnë.
Autoritetet po ashtu bëjnë me dije se përveç numrit të të prekurve, vihet re edhe një rënie e pacientëve të shtruar në kujdesin intensiv.
Ndërkohë sipas Institutit Korch numri i rasteve të konfirmuara në Gjermani ka arritur në 2, 040, 659 të prekur, ndërsa 46,633 pacientë kanë humbur jetën.
/abcnews.al/