Nga Xhensila Kodra
Gjatë muajit janar të këtij viti, numri i aksidenteve rrugore në të gjithë vendin ka qenë në ulje, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, muajin e kaluar ndodhën 107 aksidente nga 125 të ndodhura në muajin Janar 2021. Gjatë kësaj periudhë numri i ngjarjeve rrugore është ulur me 14,4 %.
Në 107 aksidente humbën jetën 16 perona, 6 më pak se janarin e një viti më parë. 13 prej viktimave janë meshkuj dhe 3 femra, ndërsa 131 persona të tjerë u plagosën.
Në pjesën më të madhe të ngjarjeve, shkak i aksidentit ka qenë sjellja e drejtuesit të mjetit, 81,3 %.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç./abcnews.al