Dy persona u plagosën mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Fushë Kosovë. Policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërsa mediat kanë publikuar pamjet e momentit të arrestimit të tij, që dorëzohet me duart lart.
“Rreth orës 22:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.
Informatat e para falsin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit. Të njejtit janë dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin” deklaroi policia e Kosovës./ Abcnews.al