Ulet borxhi publik, në tremujorin e parë arriti në nivelin 63.2%

schedule15:40 - 1 Maj, 2023

schedule 15:40 - 1 Maj, 2023

Niveli  borxhit publik ka vijuar të stabilizohet edhe në muajt e parë të vitit 2023.Sipas të dhënave të ministrisë së financave , borxhi publik shënoi 63.2% e PBB-së, me një ulje 1.3 pikë përqindje në krahasim me fundin e vitit 2022.

Kjo tregon se financat shqiptare kanë nisur stabilizimin pas tejkalimit të periudhës së pandemisë gjatë së cilës borxhi pësoi një rritje të fortë.

Viti i kaluar është mbyllur me një borxh që ka prekur  nivelin 64.5% nga 74.4% që ishte në 2021.

Kjo situatë pozitive është ndikuar nga rritja e të ardhurave në buxhet gjatë muajve të fundit.

Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti arkëtimet shënuan  një vlerë prej prej 155,6 miliardë lekësh ose  11% më shumë se fakti i vitit të kaluar.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në vënien në kontroll të borxhit publik është edhe mbajtja nën kontroll e shpenzimeve buxhetore por edhe dobësimi i euros ndaj lekut që ka dhënë efekte te borxhi i jashtëm i qeverisë

Trendi rënës i nivelit të borxhit publik pritet të përshpejtohet në vitet e ardhshme. Vlerësimet janë optimiste edhe në lidhje me nivelin e rritjes ekonomike.Ecuria ekonomike parashikohet në normën 2.6 përqind për vitin 2023  ndërsa vitin e kaluar sipas vlerësimeve të INSTAT preku nivelin 4.84%.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!