9% e mjekëve të testuar në QSUT kanë qenë të infektuar me koronavirus

schedule15:24 - 4 Qershor, 2020

schedule 15:24 - 4 Qershor, 2020

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë më shumë se gjysma e mjekëve dhe infermierëve janë testuar nëse e kanë kaluar koronavirusin apo jo.

Testet serologjike sipas mjekes së laboratorit të mirko-biologjisë në QSUT Vjollca Duro kanë nxjerrë në pah se rreth 9 % e tyre kanë rënë në kontakt me virusin.

Që do të thotë se një pjesë e tyre mund të jenë prekur nga Covid-19 dhe pa e kuptuar  pasi sëmundja nuk u ka shfaqur shenja klinike.

“Janë rreth 3000 staf në QSUT, është testuar rreth 2100 persona. Është konstatuar se 8.5-9 % kanë qenë në kontakt me virusin”, tha Duro.

Por a mund të preken nga koronavirusi i ri personat qe kanë formuar antitrupa?

“Në gjithë infeksionet virale nëse krijohen antitrupa ndaj tij nuk prekesh më nga sëmundja ose mund ta kalosh në forma më të lehta por me Covid-in gjërat janë në diskutim e sipër” u shpreh ajo.

Mjekët shprehen virusi i ri korona e ka humbur forcën. Megjithkëtë ata apelojnë për respektim të masave mbrojtëse pasi organizmi i një personi reagon ndryshe nga i një tjetri.

“Reagimi ndaj virusit është individual, po në këtë situatë të gjithë rastet janë simptomatik ose me shenja të lehta klinike, virulenca ka rënë por është midis nesh. Duhen ruajtur rregullat e distancimit fizik”, tha ndër të tjera Duro.

Me përfundimin e testimit serologjik tek personeli mjekësor Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se do ti shtrijë analizat edhe tek qytetarët.

Por për këtë pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të miratojë një plan te detajuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!