Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në ulëtsirën perëndimore, por vranësira më të shpeshta do ketë në gjysmën lindore të Shqipërisë.
Pasditja sjellë shpeshtim të vranësirave në verilindje dhe skajin juglindor duke rrezikuar dhe momente me reshje të pakta dëbore. Edhe orët e natës vijojnë në ndikimin e motit të vranët.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por por edhe në mesditë duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -5°C deri në 12 °C.
Era do të fryjë mestare dhe e fortë nga Veriu-Verilindja duke arritur shpejtësi 55 km/h nga për pasojë në brigjet detare krijoket dallgëzim mbi 4 ballë.
Kosova
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizojnë motin në Republiken e Kosovës deri në mesditë kur pritet zhvillim i vranesirave duke sjellë reshje dëbore, më të dukshme në Gjilan dhe Mitrovicë.
Oret e pasdites sjellin permiresim te dukshem te motit duke ri-sjelle kthjellimet ne territorin e kosoves.
Maqedonia e Veriut
Vranësira të dendura dhe reshje të pakta dëbore mbizotërojnë motin në MV duke filluar nga orët e para të ditës. Por duke ju afruar mesditës do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike duke sjellë pauz të reshjeve dhe ri-kthim të motit të kthjellët në të gjithë republikën e MV./bcnews.al