Mbeten vranësirat kalimtare prezente në vend përgjatë orëve të paradites, ku në Veri vranësirat do të sjellin reshje të pakta dëbore. Por mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim të motit, duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në pothuajse të gjithë territorin Shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior–verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 – 5 ballë.
Rajoni dhe Europa
Reshjet e dëborës vijojnë të jenë prezente në Europën Lindore dhe Skandinavi. Gjithashtu me vranësira të shpeshta PARAQITET Europa Qendrore dhe pjesërisht Jugu i kontinentit, KU do të ketë reshje shiu dhe dëbore të shoqëruara me fuqizim të parametrit të erës. Ndërsa Ballkani perëndimor dhe Gadishulli Iberik do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash.
Kosova
Kosova vijon të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të pësojën herë pas here zhvillime të përkohshme të cilat do të sjellin reshje dëbore në territor. Por në intervale të shkurtra kohore parashikohet të ketë dhe momente me kthjellime.
Maqedonia e Veriut
MV do të vijojë të jetë në dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin nëpër territor zhvillim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore në pothuajse gjithë MV. Por në zonat Jugperëndimore të vendit nuk do të ketë prezenc të reshjeve. /abcnews.al/