Kreditë e këqija në kanë vijuar trentin rënës duke prekur nivelin më të ulët në një dekadë.të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në nëntor ky tregues ishte 4.48%, duke zbritur më tej, nga 4.6% që ishte në tetor dhe 5.07% që ishte në nëntor të vitit 2023. Totali i kredisë me probleme gjatë nëntorit vlerësohet në rreth 36.4 miliardë lekë
Për të stabilizuar inflacionin Banka e Shqipërisë ka rritur disa herë normën bazë të interesit politikë kjo që jep ndikim direkt në shtrenjtimin e kësteve të kredive nga qytetarët. Por fatmirësisht kjo nuk ka ndikuar në përkeqësimin e bilanceve të shlyerjes së huave të mara në banka.
Qëndrueshmëria e nivelit të kredive të këqija është një tregues pozitiv për ekonominë si në aspektin e sistemit bankar por edhe për qytetarët.
Disa element që kanë ndikuar në rënien e kredisë me probleme janë rritja e fuqisë paguese nga kreditorët si rezultat i rritjes së pagave, aktiviteti ekonomik si dhe fshirja e kredive të humbura.
Banka Qendrore ka nisur politikën e uljes së normave të interesit nga 3.25 % në 2.75%.ky vendim ndikon direkt në lehtësimin e kredi marrësve pasi ul shumën që duhet të paguhet për këstet nga qytetarët apo bizneset./abcnews.al