Qytetarët që do të marin një kredi konsumatore do të paguajnë norma më të ulëta interesi.
Banka e Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare” të cilat konsistojnë në reduktimin e kostove të ngarkuara konsumatorit në kontratat e kredisë konsumatore me këste, kryesisht në vlera të vogla.
Ndryshimet rishikojnë metodologjinë e Bankës së Shqipërisë për përllogaritjen e NEI-t maksimal për kategorinë e kredisë konsumatore me këste në fashën 0-200.000 lekë.
Gjithashtu, pjesë e ndryshimeve është edhe shtimi i detyrimit për kryerjen e pagesës nga ana e konsumatorit të komisioneve të aplikuara nga subjektet në momentin e dhënies së kredisë konsumatore, duke mos lejuar shpërndarjen e këtyre kostove përgjatë jetëgjatësisë së kredisë.
Nga ana tjetër, ndryshimet në rregulloren “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare” synojnë rritjen e transparencës ndaj konsumatorëve që në fazën e reklamimit të produkteve e shërbimeve./abcnews.al