UKT: “Përmbytjet nuk erdhën nga ne”

schedule23:26 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 23:26 - 1 Dhjetor, 2017

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë sqaron se eshte hapur porta shkarkuese të digës se Bovillës. UKT-ja ka bërë të ditur se niveli i ujit në Liqenin e Bovillës aktualisht është në kuotën 315.9 metra. Ndërkohë që, kuota para fillimit të reshjeve ishte 310 metra. Bashkia e Tiranës sqaron se hapja e digës është një proces normal që kryhet sa herë që niveli i liqenit kalon kuotën maksimale prej 318 metrash. Vendimin për hapjen e digës, sipas autoriteteve lokale, e merr administratori i shoqërisë, i cili paraprakisht ka detyrimin ligjor të njoftojë zyrtarisht Policinë e Shtetit, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, si dhe Kryetarin e Bashkisë së Kamzës. UKT-ja sqaron se deri me tani nuk ka qenë e nevojshme hapja e portës shkarkuese të digës, duke qenë se thatësira e muajve të kaluar kishte ulur ndjeshëm nivelin e liqenit. Për këtë arsye, rritja e kuotës me 6 metra brenda një kohe kaq të shkurtër është brenda nivelit normal të tij. Gjithashtu, UKT njofton se është duke monitoruar situatën e liqenit, si për nivelin e turbullirës ashtu edhe për kuotën, në mënyrë të vazhdueshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!