Ukrainës i mungojnë pesë miliardë dollarë për shpenzime ushtarake

schedule14:37 - 23 Maj, 2024

schedule 14:37 - 23 Maj, 2024

Buxhetit të shtetit të Ukrainës i mungojnë 5 miliardë dollarët e nevojshëm për shpenzimet ushtarake, tha këtë të enjte ministri i Financave Serhiy Marchenko në një intervistë për radion Hromadske.

Sipas tij, pasi SHBA miratoi paketën e shumëpritur të ndihmës prej 61 miliardë dollarësh, fondet e reja mbulojnë kostot sociale dhe humanitare të Ukrainës.

“Në praktikë kemi një problem të madh fiskal, çështjen e pazgjidhur të shpenzimeve ushtarake”, pohon ai.

Në gjashtë muajt e fundit, Ukraina mori ndihmë minimale ushtarake nga partnerët e saj, të cilat, sipas ministrit, rënduan buxhetin në drejtim të shpenzimeve shtesë ushtarake, raporton Kyiv Independent.

“Për momentin mendoj se mund të flasim për një shifër rreth 5 miliardë dollarë. Ne po mendojmë se si do ta mbulojmë deficitin në të ardhmen e afërt”, theksoi ministri./abcnews.al