Ukrainës do t’i duhen të paktën 120 miliardë dollarë për shpenzimet e mbrojtjes vitin e ardhshëm.
Kështu u shpreh të martën ministri ukrainas i Mbrojtjes, Denys Shmyhal.
Negociatat janë duke vazhduar me anëtarët e NATO-s dhe BE-së, ndërsa Ukraina kërkon 60 miliardë dollarë fonde nga partnerët, shtoi ai në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se më 23 korrik do të mbahet një rund i ri i bisedimeve me Moskën në Turqi.
Perëndimi ka rritur presionin ndaj Kremlinit për t’u pajtuar për një armëpushim, ndonëse forcat ushtarake ruse vazhdojnë të kryejnë sulme vdekjeprurëse në Kiev dhe qytete tjera ukrainase./abcnews.al

