Ukrainë, tonelata naftë derdhen në lumin Dnieper

schedule21:36 - 20 Qershor, 2023

schedule 21:36 - 20 Qershor, 2023

Fatkeqësia ekologjike që është shkaktuar pas shpërthimit të digës Nova Kahovka është shumë e madhe. Shefi i zyrës së presidencës ukrainase i kërkon Rusisë llogari për pasojat që janë shkaktuar.

Derdhjet e naftës peshojnë të paktën 150 ton dhe po lëvizin përgjatë lumit Dnipro dhe “mund të arrijnë në Mesdhe”, sipas Andriy Yermak.

Rezervuari Kahovka është shkatërruar, 95,000 ton peshq kanë ngordhur dhe kufoma delfinësh të shtrirë në brigjet e Detit të Zi të Bullgarisë dhe Turqisë, tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se përmbytja nga shkatërrimi i digës do të ketë efekte të konsiderueshme mjedisore dhe parashikon se “të paktën gjysma e pyjeve do të vdesin”. Zona e përmbytur ishte shtëpia e 20,000 kafshëve të egra.

Yermak tha gjithashtu se rreth 124,000 hektarë pyje në Ukrainë janë përmbytur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!