Ukrainë/ Sulmi në ndërtesën qeveritare, 12 të vdekur dhe 33 të plagosur

schedule20:49 - 29 Mars, 2022

schedule 20:49 - 29 Mars, 2022

Të paktën 12 persona u vranë dhe 33 u plagosën nga një sulm rus në zyrën e guvernatorit ushtarak rajonal në Mykolaiv të Ukrainës.

Kështu kanë deklaruar Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës.

Sulmi rus shkatërroi gjysmën e ndërtesës, tha guvernatori Vitalii Kim.

“Rusët goditën ndërtesën e administratës rajonale, prishën gjysmën e ndërtesës, goditën zyrën time. Shumica e njerëzve u shpëtuan për mrekulli,” tha Kim në një deklaratë në Telegram.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!