Ukrainë/ Shkatërrohet stacioni i monitorimit të rrezatimit në centralin bërthamor

schedule09:49 - 26 Qershor, 2024

schedule 09:49 - 26 Qershor, 2024

Rusia ka akuzuar sërish Ukrainën se vijon të ndërmarrë sulme shumë të rrezikshme në centralin bërthamor të Zaporizhzhias, duke rikujtuar edhe njëherë atë që ndodhi me Çernobilin disa dekada më parë.

Sipas trupave që mbajnë në kontroll këtë central, ushtria e Kievit ka shkatërruar në orët e para të mëngjesit stacionin që kontrollon nivelin e rrezatimit në këtë impiant, duke vënë në pikëpyetje sigurinë.

“Stacioni i rrezatimit i vendosur në Velikaya Znamenka u shkatërrua totalisht nga artileria ukrainase”, thuhet në komunikatën për shtyp të ushtrisë ukrainase që u publikua së fundmi në Telegram.

Stacioni është i vendosur rreth 27 km larg Zaporizhzhia, teksa Ukraina ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!