Arianna Budanova, gruaja e kreut të inteligjencës ushtarake ukrainase Kyrylo Budanov, është helmuar, sipas mediave ukrainase, duke cituar burime nga ministria e Mbrojtjes e Kievit.
Gruaja u diagnostikua me helmim nga metalet e rënda.
“Këto substanca nuk përdoren në asnjë mënyrë në jetën e përditshme. Prania e tyre mund të tregojë një përpjekje të qëllimshme për të helmuar një person specifik”, thanë disa burime.
Marianna Budanova ndodhet në spital në gjendje të mirë.
/abcnews.al