Mëngjesin e sotëm janë raportuar sërish shpërthime në Kiev dhe në Lviv, sipas zyrtarëve ukrainas, shkruan BBC.
Air raid sirens again in Kyiv just now pic.twitter.com/chKLNBWJuX
— Deborah Haynes (@haynesdeborah) April 16, 2022
Sipas governatorit të Lviv, Maksym Kozytskyi sulmi ndodhi midis 05:46 dhe 07:02 me kohën lokale, por nuk dha informacione se cili ishte objektivi apo nëse kishte viktima. Ndërkohë, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se forcat ruse goditën lagjen Darnytskyi në periferi të qytetit.
Ai tha se nuk dihej numri i viktimave dhe se ekipet e shpëtimit ndodheshin në vendngjarje.
/abcnews.al