Ushtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftojnë se kanë fundosur një anije ushtarake ruse. Kjo u njoftua nga kryetari i Shtabit Operativ të Odessas, Serhiy Bratchuk.
” Ushtria ukrainase fundosi një anije ushtarake ruse në Detin e Zi,” shkroi ai.
Burimet e InfoResist në Komandën Detare raportuan se një anije patrullimi Project 22160 ishte fundosur. Bëhet fjalë për anijen “Vasily Bykov”. /abcnews.al