Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukrainasit apo rusët e shpërthyen gazsjellësin? Kapiteni: Vështirë të gjenden prova

schedule20:44 - 9 Mars, 2023

schedule 20:44 - 9 Mars, 2023

Kush fshihet pas shpërthimit që dëmtoi tubacionet e gazsjellësit Nord Stream në Detin Baltik? Megjithëse kanë kaluar muaj pas sabotimit të gazsjellësit Nord Stream, ende nuk ka një shpjegim. Ndërsa hetimet vijojnë, ka pasur raportime që akuzojnë Rusinë, Shtetet e Bashkuara por edhe Ukrainën.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara sugjeruan se Rusia mund të fshihej pas shpërthimeve ndërsa nga ana tjetër Rusia akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë. “The New York Times” dhe “The Washington Post” raportuan se kishte prova që Ukrainë ose të paktën shtetas ukrainas ishin përgjegjës.

Për këtë u diskutua edhe mbrëmjen e sotme në emisionin “Lufta dhe Paqja” në Abc News. Sipas kapitenit Artur Meçollari deri më tani ka vetëm hipoteza të ngritura dhe se është e vështirë që të gjenden prova.

“Nëse shpërthimi është në territorin e një shteti neutral përbën sabotim dhe veprim të jashtëligjshëm. Nëse është në një territor neutral, jo në detin territorial të një shteti dhe kryhet nga forcat ushtarake, është i ligjshëm.”, theksoi kapiteni Meçollari gjatë intervistës me gazetarin Artur Zheji. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!