Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina zëvendëson komandantin pas avancimeve ruse në qytetin kyç të Pokrovsk

schedule08:59 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 08:59 - 15 Dhjetor, 2024

Komandanti i grupit lindor të forcave të Donetskut të Ukrainës është zëvendësuar pas përparimeve ruse në rajon, ka njoftuar një zyrtar ushtarak.

Gjenerali Oleksandr Tarnavskiy do të marrë detyrën si kreu i grupit operativ dhe taktik, duke zëvendësuar gjeneralin Oleksandr Lutsenko, shkruan CNN.

Masa vjen pasi Lutsenko u përball me kritika të rënda për dështimin për të ndaluar përparimet e fundit ruse në qytetin kyç të Pokrovsk.

Kjo pasi forcat ruse janë parë vetëm tre kilometra nga qyteti, sipas shërbimit ukrainas të hartave DeepState.

Pokrovsk ka qenë vendi i disa prej betejave më të ashpra në frontin lindor prej muajsh.

I shtrirë rreth 17 kilometra nga rajonet Donetsk dhe Dnipropetrovsk të Ukrainës, ai është një objektiv strategjik për Moskën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!