Hetuesit ukrainas kanë zbuluar një dhomë torturash në Kherson, ku dyshohet se dhjetëra burra janë dhunuar, torturuar derisa janë vrarë, sipas The Guardian.
Policia tha se ushtarët rusë shndërruan një qendër të paraburgimit të të miturve në një burg për burrat që refuzuan të bashkpunonin me ta. Tre fqinjë dhe dy shitës lokalë thanë se filluan të dëgjonin britma rreth gjashtë javë pasi ushtarët rusë morën kontrollin e ndërtesës.
Mykola Ivanovych, ballkoni i të cilit ka pamje nga pjesa e pasme e qëndrës së paraburgimit, tha se kishte parë dy trupa në garazhet prapa qendrës.
Dëshmitarët thanë se ata kurrë nuk i panë fytyrat e burrave në krye të qendrës, pasi ata mbanin kapuç dhe ishin të veshur nga koka të kembët me të zeza.
/abcnews.al