Ukraina vijon ofensivën/ Autoritetet e Kursk nisin ndërtimin e strehimoreve prej betoni në qytet

schedule12:41 - 22 Gusht, 2024

schedule 12:41 - 22 Gusht, 2024

Autoritetet në rajonin perëndimor rus të Kurskut kanë filluar ndërtimin e strehimoreve prej betoni për të ndihmuar në mbrojtjen e civilëve në një kohë që Ukraina vijon inkursionin aty.

“Sipas udhëzimeve të mia, administrata e qytetit të Kurskut identifikoi pika të rëndësishme për vendosjen e strehimoreve modulare prej betoni në vende të mbushura me njerëz”, njoftoi guvernatori në detyrë i Kurskut, Alexei Smirnov përmes një postimi në Telegram.

Strehimoret e betonit do të vendosen fillimisht në rreth 60 stacione autobusi. Smirnov publikoi një foto që tregon një nga këto struktura betoni duke u dorëzuar nga një kamion.

Zyrtari rus vuri në dukje gjithashtu se strehimore do të vendosen edhe në dy qytete të tjera, Zheleznogorsk dhe Kurchatov, ku ndodhet edhe termocentrali bërthamor i Kursk, rajonit që ka rreth 450,000 banorë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!