Ukraina u ka kërkuar qytetarëve të saj që mos udhëtojnë në Rusi dhe çdo ukrainasi që ndodhet atje të largohet menjëherë, shkruan BBC
“Ministria e Jashtme u bën thirrje qytetarëve të Ukrainës të mos udhëtojnë në Federatën Ruse dhe ata që ndodhen atje të largohen menjëherë nga vendi,” thuhet në deklaratë.
Sipas ministrisë së jashtme, intesifikimi i agresionit rus kundër Ukrainës nënkupton që vendi mund të mos jetë në gjendje të ofrojë ndihmë për ukrainasit që ndodhen tashmë në Rusi.
Ky paralajmërim mund të prekë milionë shtetas ukrainas, të cilët vlerësohet se jetojnë në Rusi.
/abcnews.al