Ukraina sulmon rajonet ruse, 9 të plagosur

schedule11:22 - 2 Qershor, 2024

schedule 11:22 - 2 Qershor, 2024

Nëntë persona u plagosën nga sulmet ukrainase në rajonet ruse të Belgorod dhe Kursk, të cilat kufizohen me Ukrainën.

Rajoni i Belgorodit është një objektiv i sulmeve ukrainase ndërsa Kievi po përpiqet të godasë infrastrukturën ushtarake të përdorur nga ushtria ruse për të goditur qytetet dhe rrjetin energjetik të vendit me raketa dhe dronë.

Në rajonin e Kursk, “një helikopter ukrainas hodhi një mjet shpërthyes mbi një makinë këtë mëngjes”, tha guvernatori në detyrë Alexei Smirnov.

Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!