Ukraina sulmon me raketa qytetin dhe rafinerinë ruse, në ditën e dytë të zgjedhjeve presidenciale

schedule11:38 - 16 Mars, 2024

schedule 11:38 - 16 Mars, 2024

Ukraina ka sulmuar me raketa Rusinë Perëndimore duke vrarë dy persona dhe duke shkaktuar zjarr në një rafineri sot, në ditën e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Rusi.

Dy viktimat janë një burrë dhe një grua në rajonin e Belgorod, ku sulmet ndërkufitare nga Ukrainë janë bërë tashmë pjesë e jetës së përditshme. Dmitry Azarov, guvernator i provincës Samara, 850 km në juglindje të Moskës, tha se rafineria Shizran ishte dëmtuar, por se një sulm ndaj një rafinerie të dytë ishte zmbrapsur.

Ukraina ka sulmuar vazhdimisht rafineritë ruse këtë javë. Rusia nisi sulmin e saj më vdekjeprurës ditën e djeshme, kur goditi zonat e banuara në Odessa, duke vrarë të paktën 20 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 70.

Lufta në Ukrainë hedh hijen e saj mbi zgjedhjet presidenciale në tre ditë, të cilat me Putin do të fitojë një tjetër mandat për gjashtë vite.

71-vjeçari Putin, në pushtet si president ose kryeministër që nga dita e fundit e vitit 1999, dominon politikën ruse dhe asnjë nga tre kandidatët e tjerë nuk përbën një kërcënim të besueshëm.

Kremlini shpreson për një pjesëmarrje të lartë për të treguar se vendi qëndron i bashkuar pas Putinit.

Pjesëmarrja e përgjithshme ishte pothuajse 38% deri në mëngjesin e ditës së dytë. Disa nga përqindjet më të larta  deri në 70%  u raportuan në rajonin e Belgorod, ku ndodhi edhe sulmi me raketa, dhe në zonat e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës, ku Kievi thotë se votimi është i paligjshëm dhe i pavlefshëm.

/abcnews.al