Guvernatori i rajonit të Belgorod, Vyacheslav Gladkov, ka njoftuar se katër persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur në sulmin ukrainas.
“Katër civilë u vranë, 20 persona u plagosën, 17 u shtruan në spital, dy persona janë në gjendje të rëndë”, ka shkruar ai në kanalin e tij Telegram.
Ai shtoi se në 24 orët e fundit, rreth 160 apartamente, 60 shtëpi private dhe rreth 140 makina janë dëmtuar në sulmet e Ukrainës në rajonin e Belgorodit.
/abcnews.al