Ukraina sulmon Belgorod, raportohet për 8 të plagosur

schedule08:28 - 9 Maj, 2024

schedule 08:28 - 9 Maj, 2024

Të paktën tetë persona janë plagosur të mërkurën mbrëma në një sulm ajror ukrainas kundër qytetit rus të Belgorod.

Lajmin e ka konfirmuar guvernatori rajonal Vychislav Gladkov, i cili shkroi në Telegram: “Qyteti dhe rajoni i Belgorodit u bënë objektiv i një sulmi ajror nga forcat e armatosura ukrainase. Shtëpitë dhe automjetet janë goditur drejtpërdrejt”.

Sipas informacioneve fillestare janë lënduar tetë persona: shtatë të rritur dhe një fëmijë”, shtoi ai.

Pesë nga të plagosurit, mes tyre një vajzë 11-vjeçare, u plagosën nga predha dhe u dërguan në spital, ndërsa tre të tjerëve iu dha ndihma e parë në vend.

Gjithmonë sipas zyrtarëve, në qytet janë dëmtuar 19 pallate, një shtëpi e vetme dhe 37 automjete. Katër shtëpi të tjera të shkëputura dhe tre automjete u dëmtuan gjithashtu në fshatin Dubovoe.

Vetëm një distancë e shkurtër nga kufiri me Ukrainën, Belgorod është një objektiv i shpeshtë i sulmeve me dronë, për të cilat Kievi thotë se janë hakmarrje për granatimet praktikisht të përditshme ruse të qyteteve të Ukrainës gjatë dy viteve të fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!