Situata në qytetin e Severodonetsk është e vështirë por e qëndrueshme, sipas Oleksii Hromov, nënkryetar i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, sipas CNN.
“Për momentin, situata është e vështirë, e qëndrueshme, luftimet po vazhdojnë,” u tha Hromov gazetarëve në një konferencë të enjten.
“Ushtarët tanë kanë armë në dispozicion dhe po mbështeten nga njësitë e artilerisë, por fatkeqësisht armiku ka avantazhin e armëve të rënda”, tha ai. “Rusia ka mjaft sisteme artilerie, municione të mjaftueshme, ata shkaktojnë sulme masive zjarri, por ushtarët tanë po manovrojnë me mjeshtëri midis pozicioneve të fortifikuara.”
Hromov tha se Rusia kishte dëmtuar rrugët e furnizimit të Ukrainës, por se udhëheqja ushtarake kishte gjetur alternative për të dërguar municion dhe për të ndihmuar të plagosurit.
/abcnews.al