Forcat ukrainase kanë shkatërruar një luftanije ruse në Detin e Zi në një prej operacioneve speciale afër brigjeve të Krimesë.
Autoritetet ruse kanë nisur misionin e kërkim-shpëtimit por, sipas Ukrainës, ka qenë i pasuksesshëm. Anija besohet se kishte vlerën deri në 70 milionë dollarë. Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme sulmin e ka cilësuar si të jashtëzakonshëm.